Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur shpresën për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër