Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.

Presidenti Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e mandatit.

Në letrën e urimit, Presidenti Seguro uroi që, gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.

artikuj të ndërlidhura