Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit, fotografohet me nipin e tij, Gegën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të Presidentes me djalin e tij, Gegën, nipin e Jakup Krasniqit.

“Gega me Presidenten”, ka shkruar fillimisht Krasniqi krahas fotografisë.

Ai ka falënderuar Presidenten për vizitën, duke bërë të ditur se familja i ka uruar suksese në detyrën e saj të re.

“Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Altin Krasniqi.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në këtë periudhë, duke përmendur edhe përpjekjet ligjore për kthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër