Presidentja Siljanovska-Davkova e priti me nderime të larta shtetërore presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 prill, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vend.

Presidenti zviceran u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Vilën “Vodno”.

Pas pritjes, u zhvillua një takim kokë më kokë mes dy presidentëve, ndërsa më pas vijoi edhe një takim plenar mes delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Zvicrës.

Pas takimit plenar, Siljanovska-Davkova dhe Parmelin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së tij, presidenti zviceran do të vendosë kurorë në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër