Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht Zhurnal.mk – Gjatë natës së kaluar, përkatësisht nga 16 deri më 17 gusht 2026, në periudhën nga ora 23:00 deri në 05:00, Departamenti për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka zhvilluar një aksion kontrolli në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 63 shoferë. Prej tyre, 12 janë konstatuar në territorin e Manastirit, ndërsa nga nëntë shoferë janë sanksionuar në territoret e Velesit dhe Ohrit. Tetë raste janë evidentuar në territorin e Kumanovës.

Nga numri i përgjithshëm i të ndaluarve, tetë shoferë janë privuar nga liria, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal.
Përveç drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjatë aksionit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 162 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

MPB-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe dispozitave ligjore, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër