Proda pret kreun e Policisë së Romës: Bashkë për të luftuar krimin e organizuar

nga D. V.

Mesditën e sotme, Kuestori i Romës, drejtori i policisë së kryeqytetit italian, Roberto Massucci, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë kortezie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtues të lartë të institucionit.

Gjatë takimit, kuestori Massucci vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy policive.

Nga ana e tij, Proda e siguroi Kuestorin e Romës se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me partnerët italianë dhe ata ndërkombëtarë.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Policinë italiane përbën një shembull shumë të mirë, përmes shkëmbimit të informacionit, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë takimit u shkëmbyen gjithashtu eksperienca mbi menaxhimin e situatave të ndryshme, u vlerësua roli dhe mbështetja e ambasadës italiane në Tiranë, si dhe u dakordësua forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Kuesturën e Romës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More