Prodhuesi i dronëve DJI përshëndet vendimin që lidhet me përcaktimin e drejtimit të prodhimit

Nga Xh M
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prodhuesi kinez i dronëve DJI përshëndeti të hënën një vendim të gjykatës së apelit në ShBA për të rishqyrtuar lidhjet e saj të dyshuara me ushtrinë e Kinës, duke thënë se mbetet në pritje që “situata të sqarohet ndërsa çështja ecën përpara”.

Në tetor 2022 Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e vendosi për herë të parë DJI në listën e zezë të kompanive të dyshuara ushtarake kineze. Ndërkohë në tetor 2024 kompania DJI ngriti një padi ndaj Departamentit të Mbrojtjes.

DJI tha në një deklaratë se vendimi i gjykatës “është një hap i rëndësishëm drejt korrigjimit të një përcaktimi të pajustifikuar”, duke përsëritur se ajo është një kompani jo-ushtarake, që ka dënuar fuqimisht përdorimin e produkteve të saj në luftime dhe ka ndërmarrë hapa aktivë për ta parandaluar atë.

Kompania DJI është ndër prodhuesit kryesorë të dronëve në botë, me produkte që zënë mbi gjysmën e tregut të dronëve komercialë në Amerikë, referuar statistikave. Sipas kompanisë, vetëm në vitin 2023 ajo kontribuoi me 515 milionë dollarë në sektorin bujqësor të ShBA-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër