Prokurori kërkon që seanca në rastin Banjska të jetë e mbyllur: Deklaratat e dëshmitarit janë të ndieshme

nga D. V.

Në seancën gjyqësore të tre të akuzuarve në rastin Banjska Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, prokurori kërkoi që kjo seancë të vazhdojë e mbyllur, raporton Ekonomia Online.

Sipas prokurorit, arsye për këtë janë deklaratat e ndieshme nga dëshmitari Veljo Iliq.

Rasti “Banjska” i ka 45 të akuzuar, por procesi është i veçuar vetëm për Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin, pasi të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati.

Prokuroria Speciale më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuar të tjerë ka fletarrestim ndërkombëtar, pasi janë në arrati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More