Prishtinë, 19 gusht Zhurnal.mk – Pronarët e vilave të Ujmanit si duket nuk i kanë pritur bagerat e institucioneve të Kosovës pasi ata kanë filluar t’i largojnë gjesendet e tyre nga shtëpitë e tyre.
Pamjet që ka siguruar Kanal 10 tregojnë se si pronaret e vilave atje kanë filluar t’i largojnë paisjet e tyre me vlerë që i kanë atje, përfshirë, dyer, dritare, tjegulla, e gjesende tjera shtepiake.
Rrënimi i vilave atje ka filluar kohë me parë nga Inspektorati i Mjedisit, ngase qytetarët atje kanë ndërtuar objekte në pronë publike që është e mbrojtur dhe i përket “Iber-Lepencit”.
E pikërisht sot aksioni për rrënimin e vilave tjera ilegale ka vazhduar në Liqenin e Radoniqit në Gjakovë ku atje janë rrënuar 5 objekte pa leje.
