Pronari i “Durmo Turs” nisi vuajtjen e dënimit me burg për aksidentin në Llaskarcë

Nga admin
651 e lexuar

Shkup, 8 janar – Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli është paraqitur në burgun “Idrizovë” për të vuajtur dënimin prej 10 vjetësh për rastin “Laskarca”, ku si pasojë e aksidentit të autobusit, humbën jetën 16 pasagjerë, ndërsa më shumë se 30 u lënduan.

Lajmin e konfirmoi drejtori i institucionit, Zoran Jovanovski, i cili tha se Beluli është pranuar dhe vendosur në burg sipas procedurave standarde.

Pas një serie shtyrjesh, kryesisht të justifikuara me arsye mjekësore, Beluli u paraqit në burg për të vuajtur dënimin. Më 1 dhjetor pati një shtyrje tjetër për shkak të një operacioni të dytë në testikuj, ndërsa më parë, në tetor, kishte deklaruar se ishte operuar nga një hernie.

Gjyqtari kishte biseduar personalisht me kirurgun në spitalin e Tetovës, i cili kishte konfirmuar se operacioni ishte i domosdoshëm.

Bashkëpunëtori i tij, Remzi Miftari, i cili ishte përgjegjës për automjetet e “Durmo Turs”, u zhduk në fund të nëntorit 2025 dhe për të është lëshuar një urdhër arresti. Të dy morën dënime të formës së prerë më 9 maj 2025, kur Gjykata e Apelit në Shkup ua rriti dënimet – Belulit nga katër në dhjetë vjet, dhe Miftarit nga gjashtë në dhjetë vjet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër