Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike, Eman Rrahmani, ka dhënë detaje për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja dorëzoi të hënën në Kuvend projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në “Kosova Today” të Klan Kosovës, Rrahmani deklaroi se iniciativa nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale.

“E para, nuk po kërkojmë që Gjykata Speciale të zhbëhet”, tha ai.

Sipas Rrahmanit, ndryshimet e propozuara synojnë që procesi të vazhdojë në Dhomën e Apelit, por të parashohin një mekanizëm tjetër për fazat pasuese.

Ai tha se PDK-ja po kërkon që, nëse Apeli vendos për rigjykim, çështja të mos rikthehet te Dhomat e Specializuara.

“Ligjin tash që e kemi iniciu, i mundëson që nëse Apeli e kthen në rigjykim, nuk rikthehet te Dhomat e Specializuara të Kosovës, por në Gjykatën e Apelit në Kosovë”, deklaroi Rrahmani.

Sipas tij, projektligji parashikon gjithashtu ndryshim të forumit gjyqësor edhe në rast të një ankese të mëtejshme.

“Nëse Apeli nuk e kundështon vendimin e shakllës së parë, atëherë ankimimi në Supreme, kalon në Gjykatën Supreme në Kosovë”, tha ai.

Rrahmani e lidhi nismën edhe me pretendimet mbi të cilat ishte themeluar Gjykata Speciale, duke iu referuar raportit të Dick Martyt.

Ai tha se PDK-ja synon t’i japë fillimisht mundësi procesit të Apelit në Hagë, përpara se të aktivizohen mekanizmat e propozuar në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër