Protesta e dhunshme, qeveria shton numrin e policëve që përfitojnë 2500 euro shpërblim

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më 19 tetor 2026, në bazë të protestave të dhunshme që po ndodhin në Tiranë. Me ndryshimet e reja, numri i përfituesve rritet nga 2,750 në 2,821 punonjës.

Paralelisht me rritjen e numrit të përfituesve, shtohet edhe fondi financiar i parashikuar për shpërblimin. Nga 740,080,000 lekë që ishte përcaktuar fillimisht, fondi arrin në 759,187,520 lekë.

Vendimi i ri hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Ndryshimet prekin kështu si numrin e punonjësve përfitues, ashtu edhe fondin total të dedikuar për shpërblimin e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër