Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 tetor Zhurnal.mk – Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Marrja e tij në pyetje po bëhet pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet. Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër