Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të cilat menaxhohen nga kompanitë private, gjatë ditës së hënë kanë mbajtur protestë për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur të hënën se këta punëtorë që nga mëngjesi i ditës së martë do të hyjnë në grevë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar sot në mëngjes në shkollën “Dardania”, ku punëtorët teknikë kanë filluar grevën.


