Si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme?

Nga D. V.
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët për mënyrën e saktë të plotësimit të fletëvotimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor.

Hapi 1: Pasi të pranoni fletëvotimin nga komisionerët, sigurohuni që ai të jetë i vulosur në pjesën e pasme.

Hapi 2: Në kabinën e votimit gjeni broshurën me numrat dhe emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje.

Hapi 3: Në anën e majtë të fletëvotimit, shënjoni vetëm një (1) subjekt politik.

Hapi 4: Në anën e djathtë të fletëvotimit, mund të shënjoni deri në dhjetë (10) kandidatë për deputetë nga subjekti politik që keni zgjedhur.

Nëse gaboni gjatë plotësimit të fletëvotimit, mund të kërkoni ndërrimin e tij.

Për të ruajtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër