Punonjësit në shëndetësi në punë do të regjistrohen me gisht

Nga Xh M
1,346 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor Zhurnal.mk – Edhe pse në numër të vogël, ende ka punonjës që kanë marrë pagë pa u paraqitur fare në punë në Institutin e Shëndetit Publik. Ndaj tyre nuk mund të ndërmerren masa, pasi kartelat e tyre elektronike të evidencës janë regjistruar nga persona të tjerë. Zgjidhja po shihet në vendosjen e pajisjeve për identifikim me gjurmë gishtash në të gjitha klinikat dhe institucionet shëndetësore.

Pothuajse të gjithë punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik që nuk paraqiteshin në vendin e punës, por figuronin të pranishëm përmes kartelave elektronike të regjistruara nga persona të tjerë, kanë dhënë vetë dorëheqje pasi u është kërkuar të punojnë me orar të plotë. Drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska, tha se aktualisht në listën e pagave kanë mbetur vetëm dy ose tre persona nga kjo kategori.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se ligji është i qartë dhe duhet të respektohet. Sipas tij, çdo punonjës që mungon pa arsye për tre ditë radhazi në vendin e punës, humbet të drejtën e punësimit. Ai vlerëson se sistemi i hyrje-daljeve me gjurmë gishtash do të mundësojë kontroll më efikas dhe do të parandalojë keqpërdorimet.

Aliu, Andonovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski morën pjesë në inaugurimin e qendrës së parë të këshillimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas tyre, kjo shënon fillimin e një qasjeje të re ndaj shëndetit mendor të të rinjve.

Shërbimi do të jetë i qasshëm edhe përmes sistemit “Termini Im”, ndërsa gjatë aktivitetit u prezantuan edhe kapacitetet e reja të laboratorëve mikrobiologjikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër