Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën në “Taranto 2026”

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Karateistja jonë, Qëndresa Ibrahimi, është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Garuesja jonë u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj turkes, Zumra Rezan.

Në gjysmëfinale u mund nga marokenia, Chaimae Elhayti, kështu që do t’i duhet një fitore për të arritur medaljen e bronztë.

Ndërkohë, Albulena Gërvalla u ndal në luftën e parë.

Vlen të theksohet se Kosova deri tani ka fituar pesë medalje në Taranto, me Donjeta Sadikut e artë në boks, Laura Fazliun të argjendtën në xhudo dhe Akil Gjakova, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha të bronztën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër