Qetësohet epidemia e Etheve të Nilit

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator Zhurnal.mk – Është regjistruar rasti i parë me ethet e Nilit Perëndimor në Sveti Nikollë, ndërsa numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar në 58. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski thotë numri i të prekurve ka filluar të shënojë rënie.

“Besoj se epidemia po qetësohet, pasi kemi pasur vetëm dy raste të reja gjatë dy javëve të fundit, konkretisht raporti i kësaj të hëne tregon dy raste të dyshuara megjithëse të pakonfirmuara. Aktualisht, ka gjashtë pacientë të shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Duhet të theksoj se ky stabilizim nuk lidhet me lehtësimin e kufizimeve, duke pasur parasysh se të gjitha këto raste të reja përfshijnë individë që janë infektuar midis tre dhe 14 ditëve më parë.“ – Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, theksoi se dy pacientë të shtruar në spital janë në gjendje të rëndë.

“ Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka të shtruar 6 pacientë, më formë neuroinvazive të virusit të Nilit Perëndimor nga të cilët dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe gjenden në Repartin për Trajtim Intensiv, ndërsa 4 pacientë janë në Repartin për Neuro-Infeksione nga të cilët dy llogariten si raste të dyshimta.“ – Fadil Cana, Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive.

Numrin e të infektuarve e dominojnë meshkujt, përkatësisht rreth 79% e të prekurve janë meshkuj ndërsa rreth 20% femra. Qyteti me më shumë pacientë të infektuar mbetet Shkupi, por ka nga një rast në Kumanovë, Veles dhe tashmë edhe në Sveti Nikollë. Numri total i viktimave nga Ethet e Nilit Perëndimor është 8.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër