Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e gjashtë, e cila është zhvilluar në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin për Ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).

Marrëveshja lidhet me financimin e Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.

Sipas vendimit, autorizimi nga Presidentja i hap rrugë Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

artikuj të ndërlidhura