Qeveria mori hua 7 milionë euro nga M-NAV

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Me një vendim të miratuar në mbledhjen e 14 korrikut, Qeveria ka marrë hua 7 milionë euro nga Navigacioni Maqedonas (M-NAV). Tre drejtorët e M-NAV-it – Vladimir Risteski (kryetar i Bordit Drejtues), Milan Koraq dhe Fatmir Zimberi – të premten e kaluar, më 17 korrik, nënshkruan vendimin për miratimin e një huaje afatshkurtër. Sipas vendimit, ajo duhet të kthehet deri më 30 nëntor 2026.

Mjetet janë dhënë pa kamatë.

Duke pasur parasysh se M-NAV zakonisht nuk jep hua, pasi fondet e saj janë të destinuara rreptësisht për nevojat e ndërmarrjes dhe mund të shpenzohen vetëm për këtë qëllim, si dhe për faktin se për çdo investim duhet të njoftohet Eurocontrol, u kërkua një deklaratë nga drejtori Vladimir Risteski për këto çështje.

Megjithatë, ai nuk iu përgjigj thirrjes telefonike të SDK.mk. Po ashtu, mbeti pa përgjigje edhe pyetja nëse Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është njoftuar për këtë hua, duke qenë se M-NAV ka marrë kredi nga kjo bankë për pajisje dhe modernizim.

Një ditë pasi Qeveria miratoi vendimin, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore i dërgoi M-NAV-it kërkesë për miratimin e huasë afatshkurtër, pasi në fakt mjetet financiare i nevojiteshin kësaj ndërmarrjeje publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër