Pushteti dhe opozita e ka kthyer tragjedinë në Gostivar në motiv për hakmarrje ndaj njëra-tjetrës

Nga D. V.
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Partitë nuk ndalojnë së hedhuri fajin njëra ndaj tjetrës mbi helmimin nga uji për pije në Gostivar. Beteja më e theksuar duket në bllokun politik maqedonas. Sipas LSDM-së është çështje ditës derisa të zbulohet se uji nuk i pijshëm pothuajse në të gjithë shtetin ndërsa sistemi shëndetësor nuk mund t’i del në mbrojtje qytetarëve.
“Gostivari, Vallandova, Spitali në Leshkë, tani edhe në Krushevë uji nuk është i pijshëm. Për vetëm disa ditë kemi katër vende me ujë të papastër për pije. Kjo është dëshmia se si është rrëzuar sistemi i shëndetësisë që e udhëheqë Mickoski dhe grupi i tij i organizuar kriminal”, Simona Cvetanoski, LSDM.

Pas akuzave që lideri opozitës, Venko Filipçe i drejtori ndaj pushtetit se po helmon shtetin, VMRO-DPMNE-ja sot i kujtoi se Filipçe dhe klani i tij më së paku kanë drejtë të flasin për shëndetësinë në Maqedoni të Veriut.

“Qytetarët e mbajnë mend shumë mirë krizën me Kovid-19 kur ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe. Vendin e tretë në botë për numrin e vdekjeve. Në vend ta vaksinave, ai merrej vesh për përqindje. Në vend që 32 dollarë për copë, ai i porosiste për 67 dollarë”, theksoi Valentin Manasievski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Akuzat kanë vazhduar edhe në bllokun politik shqiptar nga ku kërkojnë përgjegjësi për helmimin në Gostivar dhe përgjegjësi nga kreu i Gostivarit, Valbon Limani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër