Qeveria nënshkruan Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për IA

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka nënshkruar sot Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale (IA).

“Konventa, e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj 2024, është instrumenti i parë ndërkombëtar detyrues që përcakton parime dhe standarde për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale,” tha në një komunikatë në gjuhën maqedonase përmes Facebook, Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Igor Filkov, i cili edhe e nënshkroi sot konventën në prani të Secretarit të Përgjithshëm të Kështilli të Evropës, Alain Berset.

“Faleminderit Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, për lidershipin dhe angazhimin e tij, si dhe Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme,” thuhet në komunikatë.

Konventa Kornizë është traktati i parë ndërkombëtar ligjërisht i detyrueshëm, i hartuar për të siguruar që sistemet e inteligjencës artificiale të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Më shumë se 50 vende, përfshirë shtetet anëtare të BE-së, kanë miratuar Konventën Kornizë për Inteligjencën Artificiale. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura