Qeveria: Po ndërtohen mbi 300 objekte infrastrukturore, jemi përkushtuar ndaj investimeve që sjellin përfitime afatgjata për qytetarët

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Nga partia theksojnë se synimi është infrastrukturë moderne, mjedis i pastër, furnizim i sigurt me ujë dhe kushte më të mira jete në çdo komunë.

Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE prej dy vitesh po dorëzon rezultate konkrete, investime dhe zhvillim në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa projektet kapitale po e transformojnë infrastrukturën dhe po e përmirësojnë jetën e qytetarëve, thuhet në njoftimin e ri të VMRO‑DPMNE‑së.

Janë siguruar mjete dhe ka nisur realizimi i mbi 300 projekteve infrastrukturore në mbarë vendin. Kjo, sipas partisë, dëshmon se zhvillimi nuk është vetëm premtim, por proces që realizohet çdo ditë në terren. Në gjithë shtetin po ndërtohen ujësjellës të rinj, kanalizime, stacione pastrimi dhe sisteme mbrojtjeje nga përmbytjet. Çdo investim i realizuar nënkupton infrastrukturë më të mirë, mjedis më të pastër dhe kushte më cilësore për jetesë.

Në njoftim listohen disa nga projektet që tashmë kanë hyrë në fazë realizimi:

Me investim prej 376 milionë denarësh ka nisur rregullimi i shtratit të lumit Suva Reka, duke zgjidhur një problem shumëvjeçar që ka prekur banorët e rajonit për dekada. Segmenti prej gati 12 kilometrash, nga rruga për fshatin Bojanë deri te derdhja në Treskë afër fshatit Glumovë, do të rregullohet përfundimisht.

Ka përfunduar rregullimi i shtratit të lumit Mala Rada.

Po realizohet ndërtimi i sistemit të ri të furnizimit me ujë në Lenishte, me vlerë mbi 21 milionë denarë.

Në fazë përfundimtare është rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” dhe rrugëve “Kuzman Josifoski” dhe “Leninova”, investim mbi 7 milionë denarë, që synon uljen e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit.

Në Strugë ka nisur ndërtimi i sistemit të kanalizimit në fshatin Vraništa, investim mbi 91 milionë denarë, i financuar tërësisht përmes Thirrjes së Dytë të kredisë hungareze.

Në Çuçer Sandevo po realizohet ndërtimi i një stacioni modern pastrimi, i nisur në tetor të vitit të kaluar, me investim rreth 70 milionë denarë, si hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Nga VMRO‑DPMNE theksojnë se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj investimeve që sjellin përfitime afatgjata për qytetarët.

„Qëllimi është i qartë: infrastrukturë moderne, mjedis i pastër, furnizim i sigurt me ujë dhe cilësi më e mirë jete në çdo komunë. Qeveria e VMRO‑DPMNE‑së do të vazhdojë me ritëm edhe më të fuqishëm, sepse qytetarët meritojnë punë, investime dhe të ardhme të sigurt – jo premtime boshe dhe vite të humbura“, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër