Qeveria synon synon të bëhet neto-eksportuese e energjisë deri në fund të vitit

Nga D V
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – “Mendoj se do ta arrijmë këtë. Është pozitive që kompania shtetërore ESM po konsolidohet dhe në tremujorin e parë, ose për të qenë më i saktë, pres që në gjysmën e parë të vitit të kemi për herë të parë rezultate pozitive. Nga ato 150 milionë euro humbje që i trashëguam, parashikimi im është fitim mes gjashtë-shtatë milionë eurove, do të shohim. Rezervuarët janë konsoliduar, e dini, në prill ose qershor të vitit 2024 ishim në rreth shtatë për qind, sot rezervuarët janë në 80 për qind të mbushur. Sezoni i ujitjes për bujqit është në zhvillim dhe nuk ka absolutisht asnjë kufizim. Dy vite po luftojmë me problemet e akumuluara nga e kaluara, por kjo është detyra jonë si qeveri t’i zgjidhim problemet aty ku mundemi, më shpejt ose më ngadalë, dhe normalisht ta zhvillojmë Maqedoninë,” deklaroi Mickoski.

Qëllimi i Qeverisë, siç theksoi ai, është që për herë të parë në fund të vitit vendi të jetë neto-eksportues i energjisë elektrike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër