QMK: Nuk ka zjarre aktive, janë shuar 11 vatra

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm u regjistruan gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat asnjë nuk ishte aktiv, një zjarr ishte nën kontroll dhe 11 u shuan, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht është nën kontroll: fshati Belica, komuna Kajorec (komuna M. Brod), i shtrirë deri në Jasen (komuna Sopisht) – pyll i ulët dhe i përzier.

“11 zjarre janë shuar në Komunën e Tearcës: fshati Nerasht – mbeturina, Komuna Shën Nikollë: fshati Erxheli – bimësi e ulët dhe mbeturina, Komuna Veles: fshatrat Rashtani dhe fshati Beleshtevicë – bimësi e ulët, Komuna Karposh: Skeli i Vardarit – mbeturina. Komuna e Sarajit: fshati Svilare e Poshtme – bimësi e ulët dhe pyll i përzier, Komuna e Gazi Babës: fshati Trubarevë – bimësi e ulët dhe mbeturina, Komuna e Dollnenit: fshati Desovë – bimësi e ulët, Komuna e Manastirit: pranë burgut “Ekonomia”, pranë Manastirit – bimësi e ulët, Komuna e Kumanovës: fshati Agino Selo – bimësi e ulët, Komuna e Ilindenit: fshati Deljadrovci dhe fshati Mrshevci – bimësi e ulët, Komuna e Gazi Babës: fshati Stajkovci – bimësi e ulët”, thonë nga QMK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër