Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Nga B.M
697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon se ka përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN, përcjell TV21. Qoku thotë se liderët e çojnë mirë me njëri-tjetrin dhe e kanë vështirë që ta zgjedhin më të mirin për lider të VLEN, në rast se koalicioni shndërrohet në subjekt politik.

“Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymën e konstruktivitetit. Mbase kjo, edhe njëherë…mund të jetë një shpjegim, që kalojnë më, kalojnë aq mirë katër liderët, sa që shpesh nuk e shohin të arsyeshme për të gjetur më të mirin prej tyre dhe kjo është e vështirë”, tha Qoku./tv21.tv

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër