Qytetarët e Maqedonisë më pak obezë se evropianët

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Në vitin 2025, 16,3% e njerëzve në Bashkimin Evropian mbi moshën 18-vjeçare ishin obezë, që do të thotë se kishin indeks të masës trupore (BMI) 30 ose më të lartë. Ndërkohë, 35,4% të tjerë kishin indeks të masës trupore ndërmjet 25 dhe 30. Në përgjithësi, më shumë se gjysma e popullsisë së BE-së ishte me mbipeshë, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Burrat në BE janë më obezë se gratë. Shkalla e obezitetit te burrat është 17,4%, ndërsa te gratë 15,3%. Gjithashtu, 41,9% e burrave ishin me mbipeshë, krahasuar me 29,3% të grave.

Numri më i lartë i personave obezë është në Maltë, ku më shumë se një e katërta e popullsisë është me mbipeshë. Pasojnë Lituania me 24,6% dhe Finlanda me 23,2%. Përqindja më e ulët e personave obezë është në Itali me 7,0%, Greqi me 12,8% dhe Rumani me 12,9%.

Të dhënat e fundit të Eurostat për Maqedoninë e Veriut janë nga viti 2022 dhe tregojnë se 15,4% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ishin obezë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër