Shkup, 22 shkurt – Sipas analizës së emisionit “Biznes Objekti”, qytetarët vitin e kaluar kanë shpenzuar rreth 2,8 miliardë euro në kazina, bastore dhe klube automatësh. Ky shumë përbën një rrjedhje të madhe financiare drejt industrisë së lojërave të fatit dhe ngre pyetje serioze për pasojat ekonomike dhe sociale.
Analiza tregon se kjo shumë është krahasueshme me një pjesë të konsiderueshme të buxhetit shtetëror, duke treguar sa i madh është ndikimi i industrisë së basteve në rrjedhat financiare të vendit. Disa ekspertë paralajmërojnë se ky lloj shpenzimi ndikon drejtpërdrejt në buxhetet personale të qytetarëve, borxhet dhe varfërinë.
Kazinat dhe bastoret kanë shënuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, e nxitur nga lehtësia e aksesit, platformat online dhe marketingu agresiv. Por, paralelisht me rritjen e të ardhurave, po rriten edhe problemet e lidhura me varësinë nga bixhozi, borxhet familjare dhe pasojat sociale.
Edhe pse industria gjeneron të ardhura nga taksat dhe licencat, ekonomistët paralajmërojnë se një pjesë e madhe e parave të shpenzuara kalon nga konsumi produktiv drejt një sektori që nuk krijon vlerë të re në ekonominë reale.
Analiza nxjerr në pah nevojën për rregulla më të rrepta, kufizim të numrit të objekteve, kontroll të basteve online dhe forcim të programeve për parandalimin e varësisë.
Shuma prej 2,8 miliardë eurosh tregon qartë se industria e lojërave të fatit po bëhet një nga sektorët financiarisht më të fuqishëm në vend – por edhe një nga më kontraversët.
