933
Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Qytetarë në Manastir (Bitola) janë rreshtuar mëngjesin e sotëm para bankës “Alta Banka”, duke kërkuar të hyjnë brenda dhe të tërheqin paratë e tyre.
Ata insistojnë që t’u mundësohet tërheqja e mjeteve dhe nuk pajtohen me vendimin e Bankës Popullore, sipas të cilit mund të tërheqin vetëm 10.000 denarë në javë.
Qytetarët thonë se kjo shumë nuk u mjafton as për të paguar faturat mujore. Disa prej tyre, nga frika dhe pasiguria, kërkojnë të tërheqin të gjitha kursimet që kanë në këtë bankë.
