Rama: Parku i Drilonit në borë si i dalë nga ndonjë përrallë e Andersenit

nga D V

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Driloni në Pogradec, i mbuluar nga ‘velloja’ e bardhë e dëborës.

“Parku i Drilonit, që bora e këtij janari e bën të duket si i dalë nga ndonjë përrallë e Andersenit”, shkruan Rama.

Driloni, ku gjatë tri stinëve të tjera të vitit mund të shëtitësh, vozitësh me varkë dhe të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur, sot ofron një pamje mbresëlënëse.

Degët e pemëve janë varur nga dëbora, ndërsa varkat janë ankoruar buzë liqenit.

Parku i Drilonit, një nga mrekullitë natyrore të vendit tonë, ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit. Ky park është një atraksion i rëndësishëm turistikë për juglindjen e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More