Rama: Protestat luftë hibride, sulm i organizuar nga duar të stërvitura për këtë punë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se protestat e këtyre ditëve në Tiranë janë luftë hibride e orkestruar nga duar të stërvitura.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Arsimit, me ministren Mirela Kumbaro dhe drejtues të gjimnazeve të Tiranës, Rama vuri në dukje se kjo luftë përdor shqetësimet reale të qytetarëve.

““E më keq sesa agresioni i gurëve është agresioni i mediave. I mediave, të cilat janë rreshtuar në një front për interesa krejt të tjera, jo për një arsim më të mirë, jo për një shoqëri më të mirë, po për interesa krejt të tjera.
Interesa të lidhura me, natyrisht, paranë, me politikën, me pushtetin në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në zjarr dhe në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë dhe për të ndryshuar pushtetin me imponimin e dhunës, gjë që nuk ka për ndodhur dot asnjëherë dhe në asnjë formë dhe për asnjë arsye, por që rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve”, u shpreh Rama.

Rama tha gjithashtu se përmes sulmeve po krijohet ideja sikur po digjet e gjithë Shqipëria.

“Interesa të lidhura me natyrisht paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë me imponimin e dhunës, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, por që rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve”, theksoi Rama.

“Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo kuptohet dhe tani po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën. Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira. Sigurisht që janë reale shqetësimet për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin dhe mundësitë për të patur më shumë”, theksoi Kryeministri Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër