Kumbaro: Një ekip psikologësh do të ofrojë mbështetje për fëmijët dhe familjet e prekura nga aktet e dhunës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm patën në një takim drejtuesit e shkollave të mesme Tiranës në mjediset e Ministrinë e Arsimit.

Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për gjithë drejtuesit e shkollave si shtylla e besimit në komunikimin me prindërit.

“Dua të shpreh mirënjohjen për secilin dhe secilën sepse kanë qenë garancia kryesore dhe shtylla e besimit tek prindërit. Në gjimnaze, ku hapësira për të abuzuar dhe keqpërdorur adoleshentët ka qenë më e madhe, kemi pasur një pjesmarrje shumë më të lartë krahasuar me ditën e premte ku niveli i mungesave ka qenë më i shtuar për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkolla në një situatë aspak normale.”

Kumbaro theksoi se në këto momente është shumë e rëndësishme mbështetja psikologjike që u ofrohet nxënësve të cilat përballen me pamje që nuk do të duhet t’i njihnin në jetën e tyre si adoleshentë, duke garantuar se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi. Ajo njoftoi se është ngritur një ekip psikologësh.

“Kemi ngritur një ekip psikologësh të cilët do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijët e familjeve që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në protestat e dhunshme, mund të jenë adoleshentë të shoqëruar në polici apo pjesë e një skenari aspak të zakontë për moshën e tyre. Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”.

Ministrja Kumbaro përmendi edhe komunikimin e forcuar me oficerët e sigurisë gjatë këtyre ditëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër