Kiev, 02 korrik, Zhurnal.mk – Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse që goditën Kievin gjatë natës, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Të paktën 54 persona janë plagosur, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa lundruese dhe balistike drejt Kievit gjatë sulmit, i cili u shoqërua edhe me sulme masive me dronë në disa rajone të Ukrainës.
Si pasojë e bombardimeve, u shkatërruan ndërtesa banimi, u dëmtua një hotel në qendër të kryeqytetit dhe morën flakë disa pallate shumëkatëshe.
