Ramazani nis më 19 shkurt, falja e teravisë dy orë pas iftarit në Shkup dhe Tetovë

Nga B.M
804 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut do të nisin agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit të enjten, më 19 shkurt 2026, ka njoftuar Bashkësia Fetare Islame, përcjell Zyrtare.net

Nata e parë e namazit të teravisë do të falet të mërkurën mbrëmaz, më 18 shkurt.

Sipas njoftimeve nga muftinitë e Shkup dhe Tetovë, është vendosur që gjatë këtij Ramazani namazi i teravisë të falet dy orë pas thirrjes së ezanit të akshamit, përkatësisht pas iftarit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u lihet kohë e mjaftueshme për iftar dhe përgatitje para faljes së namazit të natës, përjcell Zyrtare.net

Ramazani konsiderohet muaji më i shenjtë në kalendarin islam, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përkushtuar në lutje, reflektim dhe vepra bamirësie./zyrtare.net/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër