Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan mbeten plagë të rënda të Kosovës

Nga D. V.
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj, zhurnal.mk – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot viktimat e masakrave në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, duke i cilësuar ato si ndër plagët më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi, Haradinaj tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan nga njësitet ushtarake dhe policore serbe, si hakmarrje për humbjet që po pësonin në frontet e luftës.

“Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan mbeten ndër plagët më të rënda që ka përjetuar populli ynë. 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan pa mëshirë nga njësitet ushtarake e policore të shtetit serb, si hakmarrje ndaj humbjeve që po pësonin në frontet e luftës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai bëri të ditur se në këtë përvjetor janë nderuar edhe eprorët dhe luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga zona e Dukagjinit, të rënë në beteja të ndryshme për liri.

Sipas tij, u përkujtuan Skender Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim dhe Bekim Kelmendi, si dhe Rifat Veseli nga Llabjani.

“Këto masakra janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaloi Kosova deri te liria, por edhe e sakrificës së madhe të njerëzve tanë që nuk u përkulën kurrë përballë armikut”, ka deklaruar Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër