Raporti i Inspektoratit të Tregut: Rritje e lehtë e çmimeve të produkteve

Nga Xh M
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 prill Zhurnal.mk – Ndërkohë raporti i Inspektoratit të Tregut tregon një rritje minimale të çmimeve të produkteve. Në analizën e 55 produkteve më të shitura në katër zinxhirë marketesh në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill, vërehet se gjatë kësaj periudhe është regjistruar rritje e çmimit të shitjes në masën 0,43%, ndërsa çmimet e furnizimit kanë shënuar rritje prej 1,01%. Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu ulje të marzhës së fitimit bruto te tregtarët, nga 16,28% në 15,8%. Sipas autoriteteve, një rritje e lehtë prej 0,45% është vërejtur te kosi, djathi, vezët dhe vaji.

Te pijet joalkoolike është evidentuar një rënie prej 1,01%. Te frutat dhe perimet ka ulje prej 0,86%, pavarësisht rritjes së çmimeve të domateve dhe qepëve, ndërsa te produktet bazë higjienike është shënuar rritje prej 1,42%. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, çmimet kanë qenë të moderuara dhe nën kontroll, falë marzhave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër