“Maskat ranë”/ Saranda Imeri Stafai akuzon BDI-në për ligjin e provimit në një gjuhë

Nga Xh M
40 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me organizimin e provimit të jurisprudencës, duke theksuar se ai zhvillohet mbi bazën e ligjit të miratuar në vitin 2019.

Sipas saj, ligji në fjalë është propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në kohën kur kjo parti ishte pjesë e Qeverisë, ndërsa është miratuar në Kuvend gjatë periudhës kur kryetar ishte Talat Xhaferi.

Ajo thekson se ky ligj parasheh që provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase.

“Provimi i jurisprudencës mbahet sipas Ligjit të miratuar në vitin 2019, kur BDI ishte në pushtet dhe Talati kryetar i Parlamentit. BDI në Qeveri e ka propozuar, ndërsa Talati në Parlament e ka miratuar. E ligji ka paraparë provimin vetëm në gjuhën maqedonase. Maskat ranë!”, ka shkruar deputetja.

Ky reagim vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhëve dhe barazinë në institucione vazhdojnë të jenë temë e debatit publik në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër