5
Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka bërë të ditur se, sipas burimeve, në orën 23:00 është thirrur një seancë e Kuvendit të Kosovës.
“Lajmi i fundit është që është thirrur një seancë për në orën 23:00. Nga burimet që ka Klan Kosova, seanca pritet të mbahet në orën 23:00, që i bie 60 minuta para se t’i skadojë afati kësaj legjislature, nëse nuk do të ketë zgjedhje të presidentit”, tha Kelmendi.
