Filipçe: Vetting për të gjithë funksionarët, tatim progresiv dhe tatim i veçantë për fitimet e jashtëzakonshme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor Zhurnal.mk – Ligj i posaçëm për vettingun e të gjithë funksionarëve aktualë dhe ish-funksionarëve, rikthimi i tatimit progresiv dhe tatim i veçantë për fitimet e jashtëzakonshme të kompanive më të mëdha janë pjesë e Planit Master të LSDM-së, theksoi kryetari i partisë, Venko Filipçe.

Filipçe tha se me ligjin e propozuar për vetting do të përfshiheshin të gjithë funksionarët pa përjashtim, përfshirë edhe vetë atë, si dhe ish-funksionarë dhe funksionarë aktualë nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Në këtë proces, sipas tij, do të përfshiheshin edhe ekspertë të huaj, ndërsa do të verifikohej edhe origjina e pasurisë.

Filipçe paralajmëroi gjithashtu verifikimin e pasurisë së kompanive më të mëdha, të cilat, siç tha ai, gjatë më shumë se 10 viteve të fundit kanë punuar me shtetin dhe kanë realizuar fitime të jashtëzakonshme.

“Verifikimi dhe origjina e pasurisë së kompanive më të mëdha, të cilat gjatë më shumë se 10 viteve të fundit kanë punuar, kanë krijuar dhe kanë realizuar fitime të jashtëzakonshme, janë pjesë të veçanta të ligjit për tatim shtesë të fitimeve, sepse këto kompani kanë punuar plotësisht në përputhje me ligjin, por kanë realizuar fitime të jashtëzakonshme. Dhe këtyre multimilionerëve që kanë krijuar pasuri në kurriz të shtetit, paratë do t’u kthehen në buxhet”, tha Filipçe.

Si pjesë e masave ekonomike, ai theksoi se tatimi progresiv nuk duhet të shihet si dënim për të suksesshmit, por si mekanizëm për një shpërndarje më të drejtë të kapitalit dhe krijimin e një shoqërie më të barabartë.

Sipas tij, Plani Master i LSDM-së synon rikthimin e besimit të qytetarëve përmes drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe vazhdimit të rrugës evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër