Prishtinë, 13 korrik Zhurnal.mk – Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ lidhur me rastin e bërë publik nga Aulonë Mehmeti për trajtimin e fëmijës së saj në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit të QKUK-së, drejtori i institucionit ka vendosur formimin e komisionit, i cili do të shqyrtojë në detaje të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim të mundshëm në aspektin menaxherial dhe teknik.
QKUK ka bërë të ditur se, pas verifikimeve të para, janë konstatuar disa parregullsi, përfshirë edhe ato të pasqyruara në fotografitë e publikuara në media dhe rrjete sociale.
Për këto parregullsi janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, ndërsa është suspenduar përkohësisht një punëtor i shërbimeve teknike”, thuhet në njoftim.
