Reagimi i Dembeles ndaj Davies bëhet viral

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reagimi i Ousmane Dembele ndaj Alphonso Davies tek rasti i akordimit të penalltisë është bërë viral tashmë dhe ka pushtuar rrjetet sociale.

Në një ndeshje spektakolare të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun me rezultat 5-4 në Parc des Princes.

Shikuesit panë një duel të pabesueshëm plot me rikthime dhe kthesa, i cili bëri histori me pesë gola në pjesën e parë. Parisienët shënuan nga dy herë me Khvicha Kvaratskhelia dhe Dembele, ndërsa Joao Neves shtoi një gol. Harry Kane, Michael Olise, Dayot Upamecano dhe Luis Diaz shënuan për bavarezët.

Më i miri i ekipit në spektaklin parisien ishte Dembele. Sulmuesi i PSG-së dhe fituesi aktual i Topit të Artë shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër. Dembele shënoi golin e dytë nga pika e bardhë për t’i dhënë vendasve epërsinë 3-2.

Penalltia u akordua në fund të pjesës së parë kur Dembele në tentim për të krosuar në zonën e penalltisë, topi përfundoi në dorën e Alphonse Davies.

Gjyqtari Sandro Scharer nuk reagoi menjëherë, por pasi shikoi VAR-in, ai tregoi një penallti për Bayernin. Davies u çmend dhe u përpoq të shpjegonte se topi i kishte goditur dorën.

Kur pa se gjyqtari nuk po e falte, lojtari i Bayernit iu afrua Dembeles, i cili ishte gati të gjuante penalltinë, dhe e siguroi për pafajësinë e tij, duke kërkuar dhembshuri dhe mirëkuptim.

Megjithatë, ai mori një vështrim tallës dhe rrotullimin e syve nga Dembele. Fytyra e tij, ndërsa Davies i betohej pafajësisë, u bë virale. Sidomos pasi Dembele menjëherë vrapoi dhe shënoi nga pika e penalltisë.

Tifozët e futbollit në rrjetet sociale po theksojnë se shikimi i Dembeles ndaj Davies u kujton atyre memen e famshme të njohur si “Bitch please”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër