Real Madridi refuzon mundësinë për të nënshkruar me yllin e madh të Man Cityt

Nga D. V.
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bernardo Silva është ofruar te Real Madridi nga agjenti i tij i njohur, Jorge Mendes, por klubi madrilen ka refuzuar mundësinë për ta transferuar mesfushorin portugez.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Diario AS, 31-vjeçari pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kur edhe do të mbetet lojtar i lirë.

Edhe pse “Los Blancos” vlerësojnë cilësinë, përvojën dhe profilin e lartë të Silvës, drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë atë pjesë të projektit afatgjatë të skuadrës.

Mesfushori portugez raportohet se i ka ofruar shërbimet e tij edhe Barcelona, por katalanasit aktualisht kanë prioritete të tjera në afatin kalimtar.

Në garë për lojtarin është përmendur edhe Juventusi, megjithatë një transferim në Torino duket i komplikuar, sidomos pas dështimit të bardhezinjve për të siguruar një vend në katërshen e parë të kampionatit, çka rrezikon pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht paqartësive rreth së ardhmes së tij në nivel klubesh, Silva mbetet pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Portugalisë dhe është përfshirë në listën e kombëtares për Kupën e Botës e muajit të ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër