Rebelët Houthi sulme masive me dronë dhe raketa në Arabinë Saudite, 73 të plagosur

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Riad, 8 shtator, Zhurnal.mk – Arabia Saudite njoftoi sot se rebelët Houthi nga Jemeni kanë sulmuar zona civile dhe objekte të sektorit energjetik në jug të vendit, duke plagosur të paktën 73 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, raportoi AP.

Sipas koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, sulmet goditën zonat në Abha, Khamis Mushait, Jizan dhe Najran.

Ministria saudite e Energjisë tha se sulmet shkaktuan gjithashtu, zjarre dhe ndërprerje të përkohshme të disa operacioneve.

Arabia Saudite i cilësoi sulmet si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe paralajmëroi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u përgjigjur.

Nga ana tjetër, rebelët Houthi thanë se sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj më shumë se 120 sulmeve ajrore, që sipas tyre Arabia Saudite kishte kryer në Jemen, gjatë tri ditëve të fundit.

Ata deklaruan se kishin përdorur raketa balistike dhe dronë.

Konflikti në Jemen vazhdon prej vitit 2014, kur rebelët Houthi morën kontrollin e kryeqytetit, Sana.

Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht, një vit më vonë në mbështetje të qeverisë jemenase.

Pas një periudhe armëpushimi, përplasjet mes palëve janë intensifikuar sërish.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër