Referendumi në PD, Berisha voton për veten, shoqërohet nga bashkëshortja e tij/ Kreu i selisë blu: Proces shembullor

Nga Xh M
167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 maj Zhurnal.mk – Gjatë procesit të referendumit brenda Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha mori pjesë në votim, duke hedhur votën e tij, në një proces ku ai është i vetmi kandidat.

Ai u shoqërua në qendrën e votimit nga bashkëshortja e tij, ndërsa procesi vijon normalisht në të gjithë vendin.

“Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor.

Në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike referendare i shprehin besimin, ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo dhe kundër tij.

Me këtë rast ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor.

Të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne evropiane dhe botërore, në një pjesë të tyre më falni se janë pakicë, shumica përdorin procedura të tjera duke përfshirë edhe vetëm duartrokitjen në sallë për zgjedhjen e kryetarit.
I garantoj, i garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre, ndaj qëndrimeve të tyre”, tha Berisha.

Pas kreut të PD kanë hedhur votën deputetët Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër