Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nga Xh M
737 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 mars – Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se sot për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit edhe atë duke filluar nga ora 12:00.

Më 08.03.2026 (e diel) duke filluar nga ora 12:00, për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, i cili do të vijojë me itinerarin e lëvizjes nga përpara Parkut – Gruaja luftëtare në rr. “11 Tetori”, duke vazhduar përgjatë rrugës “Dimitrija Çupovski”, djathtas përgjatë rrugës “Dame Gruev”, duke vazhduar përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden”, djathtas përgjatë bul. “Kliment Ohridski”, majtas përgjatë rrugës “Risto Shishkov”, djathtas përgjatë rrugës “Bllagoja Straçkov”, djathtas përgjatë rrugës “Jordan Haxhi Konstatinov-Xhinot” dhe duke përfunduar te parku dhe pllaka përkujtimore në nder të ,,Vera Jociq”, Njësiti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm të trafikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër