Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të vizitës së presidentit shqiptar

Nga D. V.
551 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Për shkak të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Shkup sot, nesër dhe pasnesër, do të ketë regjim të veçantë trafiku.

“Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë z. Bajram Beqaj, presidenti i Republikës së Shqipërisë. Për shkak të kësaj vizite, Njësiti për Siguri në Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit”, informojnë nga MPB.
 
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, me qëllim që të sigurohet mbarëvajtja e qetë dhe e sigurt e trafikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër