​Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin ushtarak bazë

Nga D. V.
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Rekrutët e rinj janë rreshtuar sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë, për të filluar trajnimin ushtarak bazë dhe rrugëtimin e tyre për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, përgjatë nëntë javëve, rekrutët do t’i nënshtrohen një programi të intensifikuar të trajnimit, i cili synon t’i përgatisë ata në aspektin fizik, psikologjik dhe profesional.

“Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake, me qëllim që pas përfundimit të trajnimit të jenë të gatshëm të shërbejnë si ushtarë dhe të rreshtohen në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së”, njofton FSK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër