Reshje shiu në gjithë vendin shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra

Nga D. V.
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe mënyrë të izoluar reshjet e shiut do të edhe në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 1000-1100 metër në verilindje – juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 9/11 Re shi
Kukës 12/14 Re shi/borë
Lezhë 12/13 Re shi
Dibër 6/9 Re shi/borë
Durrës 12/15 Re shi
Tiranë 13/15 Re shi
Elbasan 11/15 Re shi
Berat 11/16 Re shi
Vlorë 12/16 Re shi
Korçë 5/9 Re shi/borë
Gjirokastër 10/15 Re shi
Sarandë 12/16 Re shi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër