19
Opinionisti Resul Sinani ka komentuar provokimet dhe lojën e Nichit me Akilin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ai tha se Nichi po i provokon të gjithë banorët dhe se njëri prej tyre, patjetër, do të ishte edhe Akili. Resuli gjithashtu i tërhoqi vëmendjen Nichit që të mos i pengojë dike derisa është duke ngrënë.
Sa i përket dy banorëve, Resuli tha se të dy janë protagonistë në mënyrën e tyre, por nga Akili pret të mos bëjë një lojë të tillë, por të shfaqë lojën e tij origjinale.
Ai shtoi se Akili po paraqitet ndryshe nga ajo që është në realitet, duke theksuar se ka shumëçka për t’i dhënë shtëpisë.
