Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes

Nga B.M
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 maj, Zhurnal.mk – Në kuadër të aktiviteteve të Kongresit të VLEN-it, që do të mbahet më 9 maj dhe ku pritet shndërrimi i koalicionit në një parti të përbashkët politike, Forumi i Grave i VLEN-it organizoi prezantimin e Rezolutës së Grave.

Rezoluta riafirmon përkushtimin për përfaqësim më dinjitoz të grave në jetën publike dhe institucionale, mbështetje për familjen, amësinë dhe natalitetin, si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Në dokument theksohet rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje, duke vlerësuar se përfshirja e tyre është thelbësore për qeverisje të mirë dhe politika të përgjegjshme.

Në aktivitet u vlerësua se VLEN tashmë ka dëshmuar përkushtim konkret ndaj përfaqësimit të grave, si në grupin parlamentar, ashtu edhe në pozita të rëndësishme të ekzekutivit dhe institucioneve shtetërore.

Forumi i Grave i VLEN-it theksoi se unifikimi i VLEN-it në një parti politike do të krijojë hapësira edhe më të mëdha për avancimin e rolit të grave shqiptare në jetën politike dhe publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër